Me regresion gjumi do të kuptojmë momentin kur fëmija do të fillojë të zgjohet shpesh natën dhe të mos bëjë gjumë të qetë edhe nëse deri tani ka fjetur për mrekulli. Dhe të gjithë e dimë sa e vështirë është kjo!
Përse fëmija fillon të zgjohet natën?
Arsyet janë të ndryshme por ndër më të shpeshtat mund të përmendim:
- Fëmija është më tepër i lodhur nga sa duhet të jetë në momentin që shkon në shtrat. Kjo ndikon direkt në cilësinë e gjumit gjatë natës. Prandaj edhe pse fëmija tashmë është më i rritur nuk duhet ta lini pa dremitur sadopak gjatë ditës. Gjithashtu ai nuk duhet të kryejë aktivitete stimuluese pas orës 7 të mbrëmjes, shkruan Per nenat, transmeton Gazeta Shneta.
- Jeta e tij ka pësuar një ndryshim. Ardhja në jetë e një fëmije tjetër, heqja e bebelinës, fillimi i kopështit, të gjitha këto ndikojnë në regresionin e gjumit. Parapërgatitja është zgjidhja, pra të flisni me fëmijën më parë në lidhje me atë që është duke ndodhur. Ai duhet të ketë besim që të ndihet i qetë.
- Ankthi i ndarjes. Fëmija fillon të ndiejë frikë dhe ta pasqyrojë edhe gjatë gjumit. E mbani pranë vetes gjatë gjumit dhe në lidhje me këtë do t’ju ndihmojë bashkimi i krevatëve, kështu ai mund t’ju prekë sa herë të dojë.
- Fëmija fillon të ketë makthe dhe kjo gjatë vitit të dytë të jetës duke qënë se fillon të zhvillojë imagjinatën e tij. Kjo e bën të zhvillojë lojra të bukura gjatë ditës por të ketë edhe makthe gjatë natës. I qëndroni pranë derisa të qetësohet.
- Fëmija ka uri. Kjo është një tjetër arsye përse fëmija pëson regresion gjumi, prandaj është e rëndësishme që ai të konsumojë një dietë të balancuar dhe të shumëllojshme gjatë ditës. Sigurisht që të gjitha duhet të jenë ushqime të shëndetshme. Një gotë qumësht para gjumit do ta ndihmonte të qetësohej. /Gazeta Shneta/