Shumë pacientë me Covid-19 raportojnë humbje të dëgjimit dhe tringëllimë në veshët si një simptomë e fillimit të këtij infeksionit.
Çështjet e dëgjimit mund të shkaktohen nga vetë Covid-19, ilaçet e përdorura për ta trajtuar atë ose nga stresi që shkakton prania e kësaj sëmundje shkruan VeryWellHealth pëcjell Gazeta Shneta.
Sipas Kevin Munro, një profesor i audiologjisë në Universitetin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, i tha burimit në fjalë se humbja e dëgjimit dhe / ose tringëllimë në veshët priren të shfaqen më vonë gjatë një infeksioni Covid-19, mandej edhe pas shërimit.
Këto simptoma mund të shfaqen në variacione dhe vëllime të shumëfishta, dhe duhet të bëhen më shumë kërkime për të përcaktuar prognozën e tyre të saktë.
Nëse Covid-19 ka ndikuar në dëgjimin tuaj ose ka shkaktuar tringëllimë në veshët, ju nuk jeni vetëm.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Studiuesit ende nuk e dinë nëse kjo gjendje është e përkohshme apo e përhershme, por ata ju këshillojnë të kërkoni udhëzime nga një profesionist mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse humbja e dëgjimit është e papritur, steroidet mund të ndihmojnë në kthimin e saj në 24 orët e para.
SARS-CoV-2 nuk është virusi i parë që shkakton humbjen e dëgjimit:
Shembuj të këtyre përfshijnë:
Fruthi: Mund të shkaktojë një infeksion të veshit që çon në dëmtime të përhershme të dëgjimit.
Shytat: Shkakton ënjtje të rëndë në njërën anë të fytyrës dhe zakonisht shkakton dëmtim të dëgjimit në anën e prekur.
Infeksioni kongjenital i citomegalovirusit: Mund të shkaktojë humbje të dëgjimit tek fëmijët. /Gazeta Shneta/