Problemi: Në mes të punës dhe fëmijëve ju nuk po bëni gjumë sa duhet. Kjo qon drejtë një qëndrimi “IDGAF” dhe ju nuk mërziteni se çka futet në gojën tuaj”, thotë Taub-Dix.
Zgjidhja: Bëjeni prioritet të flini së paku 7 orë gjatë natës dhe kur kjo s’ndodh, mashtrojeni veten të hani ushqime të shëndetshme. Blini dhe përgatitni ushqimin javor në ditën e Diel që gjatë ditëve tjera veç ta merrni ushqimin dhe të vazhdoni të shkoni ku ishit nisur. Hidhni përbërës për një ‘smoothie’ të mëngjesit në një qese dhe futeni në ngrirës gjatë natës që të jetë i gatshëm kur zgjoheni, shtoni një grusht me arra apo lajthia kur uria ju kaplon, transmeton Gazeta Shneta.
Problemi: “Të hani më pak ju dukë si zgjidhje për të humbur peshë”, thotë Ansel, mirëpo trupi juaj ka nevojë për një sasi të kalorive që të funksionojë dhe nëse ju nuk e përmbushni këtë kërkesë hormonet e urisë çmenden. “Njerëzit përfundojnë duke kompensuar për atë çfarë s’kanë ngrenë gjatë ditës, natën vonë”, thotë Ansel.
Zgjidhja: Mësyjani tri shujtave në çdo ditë dhe kështu kur vije nata ju nuk do të hani pa kontroll. Keni kujdes që çdo sesion I ngrënies të përfshijë yndyra të shëndetshme si arrat, avokado dhe djathë me yndyrë që t’ju mbajë të ngopur. Zakonisht mëngjesi është sfida më e madhe kështuqë mos e bëni problemi të madh: një shujtë me jogurt grek, me gjalpë kikiriku i mbuluar me frutat tuaja të preferuara, kryen punë, thotë Ansel.
Problemi: Punë + Fëmijë = s’ka kohë për ushtrime fizike.
Zgjidhja: Mbani synimet tuaja për fitnes për tokë duke u munduar të shkoni në palestër së paku 30 minuta, duke bërë ushtrime intenzive një apo dy herë në javë. Në atë 30-minutësh mund të përfshish dy lloje të ushtrimeve të fuqisë (squats, deadlifts, pullups) dhe të përfundoni më një interval vrapimi në trakë apo në biçikletë, thotë Erica Suter. Pjesën tjetër të javës kalojeni duke ecur, notuar apo duke cikluar.