Problemet që lindin gjatë aktit seksual, nuk janë diçka e padëgjuar më parë. Një në 5 femra ndjen dhimbje gjatë seksit dhe problemet lidhen mësë shumti me lëkurën, shkruan Living. Por ja cilët janë 5 problemet më të zakonshme për një femër gjatë marrëdhënieve intime:
Alergjia ndaj prezervativit, është diçka mjaft e zakontë. Materiali latex dhe substancat vajore në të mund të krijojnë alergji nëse lëkura juaj është e ndjeshme. Përdorni një prezervativ me përbërës që nuk ju shkaktojnë skuqje apo irritime.
Alergjia ndaj spermës, Kjo është shumë e rrallë. Në fakt, sipas një studimi nga Universiteti i Cincinnati, vetëm 1 në rreth 40.000 gra në Shtetet e Bashkuara vuan nga kjo gjendje. Sëmundjet seksuale shkaktojnë gjithashtu probleme të ndryshme gjatë aktit seksual.
Acarimi i lëkurës, njohur ndryshe në gjuhen shkencore Trichomoniasis, një sëmundje ngjitëse seksuale më pak e njohur, nga e cila vuajnë rreth 3.7 milionë njerëz në SHBA. Simptomat janë të ngjashme me reaksionin alergjik, kruarje dhe skuqje dhe shoqërohet me sekrecione vaginale. Nëse nuk është një infeksion, duhet të siguroheni mos vuani nga kjo sëmundje.
Herpesi mund ta shndërrojë gjithashtu seksin në një përvojë aspak të këndshme. Nuk shfaqet menjëherë pas aktit, por vetëm një javë pas tij si plagë të kuqe rreth vaginës. Nuk mund ta kuroni në mënyrë natyrale në shtëpi, ndaj duhet të vizitoni specialistin përkatës.
Sëmundjet e tjera ngjitëse shkaktojnë gjithashtu probleme me lëkurën dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur ndaj tyre është prezervativi. Duhet të dini se kontraceptivët të ruajnë nga shtatzënitë e padëshiruara, por jo nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme./VP