Sepsa dhe septikemia janë terma mjekësorë që i referohen infeksioneve dhe reagimit të trupit tuaj ndaj atyre infeksioneve.
Këto dy terme ndonjëherë përdoren në mënyrë të njëjtë, por ato nuk janë vërtet të këmbyeshme – megjithëse janë të lidhur ngushtë, përkufizimet e tyre janë të ndryshme shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Sepsa përcaktohet si një përgjigje ekstreme inflamatore ndaj infeksionit.
Kur trupi juaj kërcënohet me një infeksion të rëndë, sistemi juaj imunitar përgjigjet duke lëshuar lajmëtarë kimikë për të dhënë alarmin. Këta lajmëtarë kimikë prodhojnë inflamacion në të gjithë trupin tuaj.
Infeksioni mund të jetë për shkak të baktereve në qarkullimin e gjakut, por sepsa mund të prodhohet edhe nga një infeksion që është i pranishëm vetëm në një pjesë të trupit, siç janë gjendjet me pneumoni në mushkëri.
Inflamacioni në sepsë mund të prodhojë mpiksje të gjakut dhe enë gjaku që rrjedhin. Pa trajtim të duhur, kjo mund të dëmtojë organet tuaja dhe potencialisht me rrezik të jetës.
Sepsa mund të kalojë në shok septik me uljen e presionit të gjakut dhe sistemet trupore që fillojnë të mbyllen. Mushkëritë, mëlçia dhe veshkat mund të dështojnë. Prandaj, është një urgjencë mjekësore.
Shkaqet dhe simptomat
Nëse jeni duke përjetuar simptoma të sepsës, duhet të kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore. Këtu përfshihen simptomat si: ethe, të dridhura, konfuzion mendor dhe rrahje të shpejta të zemrës.
Në disa njerëz, shenjat e para të sepsës janë: konfuzion dhe frymëmarrje e shpejtë
Njerëzit e moshuar, foshnjat, fëmijët e vegjël, njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe njerëzit me sëmundje kronike afatgjata janë më të rrezikuarit nga sepsa.
Trajtimi i kësaj gjendje mund të përfshijë antibiotikë plus – masa të mbështetjes së jetës të tilla si dializa dhe një ventilator derisa pacienti të stabilizohet.
Shumë infeksione të ndryshme mund të shkaktojnë sepsë. Disa shkaqe të mundshme janë: meningjiti, infeksionet e traktit urinar, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet e barkut.
Në anën tjetër, procesi septikemi përcaktohet me prezencën e baktereve në qarkullimin e gjakut që shkaktojnë sepsë. Disa njerëz e quajnë edhe si “helmim të gjakut”, dhe ky term është mjaft i saktë pasi që infeksioni dërrmues bakterial mund të helmojë gjakun tuaj.
Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor nuk e përdorin shumë termin septikemi. Për të eleminuar konfuzionin që rrethon termat e ngjashëm me tingullin, ata shpesh përdorin termin “sepsë” për t’iu referuar përgjigjes inflamatore dhe “bakteremi” për t’iu referuar baktereve të pranishme në qarkullimin e gjakut.
Në fund vlen të ceket se septikemia është një infeksion bakterial që përhapet në qarkullimin e gjakut, ndërsa sepsa është përgjigjja e trupit ndaj këtij infeksioni, gjatë së cilës sistemi imunitar do të shkaktojë inflamacion ekstrem dhe potencialisht të rrezikshëm, të të gjithë trupit. /Gazeta Shneta/