Epidemiologu dhe profesori i njohur Isuf Dedushaj, është angazhuar në cilësinë e ekspertit për kontrollin e cilësisë në laboratorin për teste PCR “EuroLab”.
Prof. Dr. Isuf dedushaj do të monitorojë cilësinë në laboratorin “EuroLab” ku kryhen teste RT PCR për Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Dedushaj ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare.
Profesori i njohur do të bëj kontrollin e cilësisë në këtë laborator, i cili poashtu është vlerësuar edhe nga Instituti i njohur gjerman “Robert Koch”, si dhe është pajisur me certifikatën ndërkombëtare të standardeve ISO 9001. /Gazeta Shneta/
Laboratori “EuroLab” certifikohet me ISO standarde për test PCR
Artikull i sponsorizuar