Neurokirurgu i njohur shqiptar Prof. Dr. Mentor Petrela do të jetë pjesëmarrës në Kongresin e Dytë të Mjekësisë të Organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Petrela në këtë kongresë do të jetë ligjërues nderi, ku do të trajtohen tema të profileve të ndryshme për Onkologji, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga OMK:
Prof Dr.Mentor Petrela – ligjërues nderi në Kongresin e Dytë të Mjekësisë – Onkologji
Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, ËANS, FAANS është një ndër personalitetet më të shquara të shkencës, mjekësisë, pedagogjisë dhe të kulturës shqiptare. Ai mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Neuroshkencave dhe Shefit të Shërbimit të Neurokirurgjisë. Prej shumë vitesh është pedagog i nderuar në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe shërben me përkushtim si mjek neurokirurg pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT).
Prof. Dr. Mentor Petrela PU PH, nga viti 1992 është anëtar nderi i Shoqatës Franceze të Neurologjisë. Në vitin 1996 mori çmimin “Chevalier dans l’Ordre des Palmes Académiques” (“Kalorës i Urdhrit të Palmës Akademike”) nga Kryeministri i Francës Alain Juppé. Me Konkurs Kombëtar për Universitetet e Francës në vitin 1997 në Paris është zgjedhur Profesor i Neurokirurgjisë. Prej vitit 1998 është anëtar i Federatës Botërore të Neurokirurgjisë (Ëorld Federation of Neurological Surgery) dhe i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Neurokirurgjisë (European Assotiation of Neurological Societies).
Që nga viti 2017 është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është anëtar aktiv i Akademisë Botërore të Neurokirurgjisë (Ëorld Academy of Neurological Surgery) me seli në Vienë, ku ka mbajtur dhe ligjërata. Në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité) ka mbajtur ligjërata në Universitetet e Parisit, të Milanos, të Neë York, të Gjenevës etj. Në vitin 2014 Presidenti i Francës Franҫois Hollande i akordoi dekoratën më prestigjioze të Francës “Chevalier de la Legion d’Honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”). Profesor Petrela ka publikuar shumë studime në revistat prestigjioze evropiane dhe botërore nga lëmia e neurokirurgjisë.
Ju ftojmë të kyqeni virtualisht në ditët e kongresit dhe të ndiqni ligjëratën nga Prof Dr. Petrela.