Profesori amerikan në Kosovë Prof. Mark Baskin, ka treguar se si i është kërkuar nga administrata e RIT që të kthehet në SHBA për shkak të situatës me koronavirus, por është i lumtur që ka qëndruar në vendin tonë të cilin ai e quan “më të sigurtë” nga Covid-19
Prof. Baskin është në Kosovë që nga fillimi i epidemisë pasi ligjëron në ‘Rochester Institute of Technology Kosovo’. Në një intervistë për Gazetën Shneta ai tregon se si administrata e RIT i kishte kërkuar të kthehej në SHBA për shkak të situatës me koronavirus, por kishte vendosur të qëndronte në Kosovë.
“Mu kërkua nga administrata e RIT në Kosovë që të kthehem në SHBA, por duke qëndruar në Kosovë duket se bëra zgjidhjen që të jem në një vend më të sigurt”, ka deklaruar Baskin.
Tutje ai ka thënë se Kosova ka zhvilluar një prej strategjive më të sigurta në botë dhe rajon sa i përket situatës me koronavirus. Ai ka thënë se Qeveria duhet të heq masat gradualisht në mënyrë që të jemi më të sigurt në rast se shpërthimi i virusit do të rikthehet.
“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse virusi nuk është mposhtur akoma dhe largimi i masave duhet të bëhet gradualisht. Me rëndësi është të hapen bizneset në fushën e ndërtimit dhe të ecim para me kujdes. Në të njëjtën kohë duhet të jemi në gjendje të bëjmë edhe hapa mbrapa dhe të vendosim përsëri kufizime nëse shkalla e të infektuarve rritet përsëri”, ka deklaruar profesori amerikan.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka bërë punë të mirë me ndërmarrjen e masave dhe kufizimeve. Baskin ka cituar edhe dy kolegë të tij, ekspertë amerikanë për pandemi dhe imunologji të cilët e kanë këshilluar MSH-në për situatën me Covid-19.
“Citoj njerin nga mjeket i cilli tha: ‘Jemi te impresionuar me ekspertisen e tyre, diturine per situaten aktuale, afetesine per te menduar per te ardhmen, profesionalismin dhe dedikimin per kete sfide, testimet ne laburatorin e shendetit publik dhe strategjite menaxhuese qe jane duke u implementuar ne Kosove’. Ata e mirepresin bashkpunimin e ndersjellte mes Ministrise se Shendetesise dhe Insitutit te Shendetit Publik”, ka deklaruar Baskin.
Në fund profesori amerikan ka komentuar edhe deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump për injektimin e dezinfektuesit tek pacientët e sëmurë me virus.
“Mendoj se perdorimi i drites ultra vjollce dhe dezinfektuesve ne siperfaqe te forta fuksionon mjaft mire por injektimi i tij nuk medoj se funksinon. Mendoj se duhet te perdorer metodat shkencore te vertetuara dhe ne kete moment nuk kemi ndonje ilaq qe eshte i efekshem”, ka deklaruar Baskin. /Gazeta Shneta/