Në një video të postuar në Facebook, profesori dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.
Profesori Ledjan Malaj thotë se antibiotikët janë një armë shumë e fortë e njerëzve kundër sëmundjeve, nëse përdoren aty ku duhet.
“Por nëse nuk përdoren aty ku nuk duhet, antibiotikët japin rezistencë dhe mund të bëhet një ndër pikat tona më të dobëta”, ka shtuar ai.
Studentët kanë shpjeguar tutje se antibiotikët nuk e shkaktojnë rezistencën tek njeriu, por tek mikrobet patogjene që barten në organizëm duke rritur rrezikun kështu që bakteret të përhapen pa pasur mundësi për t’i ndaluar.
Kjo do të thotë, shpjegojnë tutje studentët, që infeksionet minore të shndërrohen në rreziqe me pasoja fatale.
Ndiqeni videon për t’u informuar më shumë rreth antibiotikëve. /Gazeta Shneta/