Kongresi i parë Kombëtar i Profesionistëve Shëndetësor ka filluar punimet dje, ndërsa sot do të mbahet dita e parë e prezantimeve.
Ky Kongres organizohet nga Shoqata e Mamive të Kosovës (SHMAKS) në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqatën e Laborantëve, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat e Infermierëve – Mamive të Shqipëria, Malit i Zi dhe Maqedonia.
Gjatë ditës së nesërme, më 7 dhjetor nga ora 9:00-10:00 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve, ndërsa në ora 10:00 do të hapet zyrtarisht koha e prezantimeve nga Kryetarja e Shoqatës së Mamive Magbule Elezi.
Pas saj do të vijojë me ligjëratë Major Vjollca Hoti, Komandante e Policisë së Kosovës në Stacionin e Jugut në Prishtinë. Hoti do të prezantohet me temën “Roli i gruas në sektorin e sigurisë”.
Ligjërata e dytë do të mbahet nga grupi i autorëve Magbule Elezi, Abdullah Gruda dhe Hasan Gashi me temën “Qëndrimet e Infermierëve dhe mamive ndaj barrierave të edukimit të pacientëve në kujdesin klinik”.
Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve Besim Kodra do të mbaj ligjëratë me temën “Të drejtat e pacientëve në Kosovë”.
Më poshtë gjeni programin e plotë. /Gazeta Shneta/