Një shkaktar i shumë sëmundjeve duke filluar nga problemet e eshtrave dhe artritit deri tek ftohja, gripi, bronkiti si dhe problemet me sinus dhe të tjerat sëmundje që çojnë në fatalitet konsiderohet promaja apo rrymat e ajrit.
E gjitha ka të bëjë me bartjen e infeksioneve dhe viruseve të ndryshme nëpërmjet ajrit kur jemi në një dhomë dhe ajri qarkullon në shumë drejtime, të paktën kështu thotë profesor Karl Engels autori i një studimi të ri rreth promajës.
Ndaj këtyre rrymimeve të ajrit edhe muskujt tanë e humbasin imunitetin dhe kështu mund të zbulohen shumë inflamacione të tyre, derisa vlen të theksohet se këto rryma të ajrit janë mjaft të rrezikshme për sistemin tonë nervor.
Po kështu edhe përzierja e ajrit të ftohtë me anë të ngrohtë konsiderohet që ndikon negativisht tek kurrizi jonë dhe pjesën tjetër të trupit, duke u zgjeruar dhe tkurrur eshtrat ato mund të marrin edhe ndonjë inflamacion.
Kështu për të shmangur rrymimet e shumta të ajrit, mjekët rekomandojnë që sidomos gjatë stinës së verës të hapen më pak dritaret, sidomos kur temperaturat gjatë ditës janë në kulm, e njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që qëndrojnë më shumë në mjete të transportit.
Në fund profesor Engels propozon që të gjithë të kemi me vete një batanije të vogël dhe të mbështillemi kur ndokujt i shkon ndërmend ta hapë dritaren dhe mos e dhëntë Zoti, të hapë derën./Telegrafi/