Shteti amerikan lejoi që restorantet të rihapeshin më 27 prill. Tre restorante në pronësi të Ryan Pernice janë akoma të mbyllura.
Pernice është detyruar të pushoj nga puna 80 nga 120 punonjës të tij tregon CNN, transmeton GazetaShneta.
Në të gjithë botën, shumë punëtorë kanë humbur punën e tyre pasi vendet formuan masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Disa nga këto kufizime tani janë lehtësuar, por restorantet dhe baret nuk janë duke u dhënë përparësi për rihapjen, sepse ato shihen si vendet ku virusi mund të përhapet.
Pronarët tregojnë që bizneset janë te papajtueshme me distancimin social./GazetaShneta/