Kur Grant Tribbett nisi të shoqërohej me të dashurën e tij vitin e kaluar, ai e dinte se vajza e saj 5 vjeçe ishte pjesë e jetës së tyre.
Kur erdhi koha që çifti të ndërmerrte hapin e madh drejt martesës, Grant bëri propozimin më emocional ndonjëherë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ai mori të dashurën e tij Cassandra Reschar dhe vajzën Adrianna dhe i çoi në parkun e Indianas më 27 maj.
“Kemi ecur nja 1 kilometër nëpër pyll dhe ishte vërtet një aventurë e mirë. Kur erdhëm te një urë druri ai u ndal dhe u përkul”.
“Pasi më propozoi mua, Grant u kthye kah vajza ime dhe i tha: Adriana a mund të bëhem babai yt, të premtoj se do të të dua dhe të mbroj për pjesën tjetër të jetës?”.
“Sapo i foli ato fjalë të ëmbla unë shpërtheva në lot”, ka treguar nëna Cassandra.
“Ajo bërtiti: Më në fund u bëra me baba dhe nënë”, ishte përgjigjja e vajzës. /Gazeta Shneta/