Proteina është një lëndë ushqyese që mbështet strukturën dhe funksionin e trupit të njeriut.Ato ndërtojnë, forcojnë dhe riparojnë organet, muskujt, kockat dhe gjakun tuaj.Mes tjerash, proteinat ndihmojnë në prodhimin e hormoneve, enzimave dhe antitrupave.
Përpos këtyre benefiteve, proteinat që ndodhen në qumështin e gjirit janë tejet të rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e foshnjes suaj, por njëkohësisht ndihmon në mbrojtjen e foshnjes nga infeksionet e ndryshme shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në ditët e para të jetë, foshnja juaj, përmes gjidhënies, do të marrë colostrum, e cila përmbanë proteina të tretshme.Mirëpo, me kalimin e kohës, sasia e proteinave në colostrum fillon të bie.
Llojet e proteinave
Egzistojnë dy lloje të proteinave në qumështin e gjirit, e ato janë: hirra dhe kazeina.
Proteinat e hirrës janë të lëngshme dhe të tretshme.Hirra është ajo që përmban antitrupa, laktoferinë dhe lizozimë që i ndihmon foshnjes suaj të luftojë infeksionet e ndryshme.
Ndërsa, proteinat e kazeinës janë molekula më të mëdha, komplekse dhe treten me vështirësi.
Përpos këtyre dy llojeve është e rëndësishme të përmendet edhe aminoacidet, të cilat janë shtyllat kryesore të ndërtimit të proteinave.Kur proteina tretet në stomakun e foshnjes, ajo ndahet në aminoacide.
Egzistojnë mbi 20 aminoacide të ndryshme që gjenden në qumështin e gjirit dhe roli i tyre është në zhvillimin imunitar të foshnjeve.
Në grupin e aminoacideve të lira (FAA) bëjnë pjesë glutamati dhe glutamina, të cilat përbëjnë rreth 50 përqind të aminoacideve në qumështin e gjirit.Këto të fundit luajn rol të rëndësishëm në rritjen e indit nervor./GazetaShneta/