Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kanë mbajtur sot një proteste një orëshe ku kanë kërkuar kushte më të mira të punës, sigurim shëndetësor dhe paga dinjitoze.
Megjithëse policia shqiptare nuk ua lejoi protestën, mantelbardhët shqiptarë dolën në rrugë për realizimin e kërkesave të tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kanë paraqitur katër kërkesat e tyre:
1-Të shpallen dëshmorë të kombit ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbën jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
2-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3-Rritje e vlefshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4-Personelit shëndetësor të çdo niveli ti sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. /Gazeta Shneta/