Një studim i ri i botuar të hënën ofron prova shtesë se Covid-19 i rëndë mund të ndikojë në funksionimin e trurit.
Studimi i botuar në revistën JAMA Network Open, përdori teknika të përparuara për të ekzaminuar trurin e njerëzve me Covid-19 të rëndë shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, studimi zbuloi se pacientët me Covid-19 të rëndë dhe që nuk kishin asnjë arsye tjetër të qartë për simptomat e tyre neurologjike – më shumë të ngjarë kishin çrregullime të lëvizjes si dridhje ose kriza, sindroma e lobit ballor ose dëmtimi i trungut të trurit, të cilat mund të shkaktojnë probleme me planifikimin dhe sjelljen shoqërore.
Këta pacientë u përkufizuan se kishin encefalopati të lidhur me Covid-19.
Studimi u krye në një spital të vetëm në Paris midis 30 marsit dhe 11 qershorit 2020.
Ky proces përfshiu 78 pacientë me Covid-19 të rëndë të cilët gjithashtu iu nënshtruan një testi të veçantë elektrike të qelizave të trurit gjatë shtrimit në spital, të quajtur elektroencefalogram, ose EEG.
Ndërsa shkaku i ndryshimeve të trurit tek njerëzit me Covid-19 të rëndë është i panjohur, gjetjet përforcojnë hipotezën që virusi mund të pushtojë lobin ballor përmes nervave në hundë, thanë studiuesit. /Gazeta Shneta/