Kur bebet kruajnë sytë është një nga gjërat më të lezetshme që prindërit shohin tek bebet e tyre. Ata shikojnë se si hunda dhe fytyra e bebes bëhet rozë kur e bëjnë këtë gjë. Por, vetëm nëse i shikoni dhe nuk bëni asgjë për këtë, bebeve nuk iu vjen mirë sepse ata mundohen të komunikojnë me prindërit për gjendjen e tyre me anë të këtij akti. Mund të tregojë se ata janë të përgjumshëm ose ndonjë gjë tjetër.
“Bebet, kur janë gjashtë mujshe apo më pak, do të mundohen të kruajnë sytë dhe fytyrën në ndonjë gjë kur ndjejnë kruarje ose kur janë të lodhur”.
Këto janë disa nga arsyet pse bebet kruajnë sytë e tyre:
- Bebes i flihet – Nëse bebja kruan sytë vazhdimisht , ajo bën kështu pasi do t’i reklaksojë muskujt e lodhur të syve. Kuptoni këto shenja dhe vendoseni atë menjëherë në gjumë, për ët mos i shkaktuar stër-lodhje.
- Sytë i ka të thatë – Mund të ndodhë që sytë të mos kenë mjaftueshëm lotë, që i mbrojnë sytë, pasi kanë mbajtur gjatë sytë hapur dhe lotët janë shterur. E kruarja bën që sytë të krijojnë lotë dhe formojnë lagështinë e duhur.
- Bebja është kurioze – Ndoshta e keni vërejtur se sa kurioze është bebja juaj kur krijon aftësi motorike. Nëse së fundi ka filluar të zhvillojë këto aftësi, ajo mund të jetë duke eksperimentuar, duke prekur çdo pjesë të trupit për ta kuptuar se si do i përgjigjet trupi.
- Bebja është e hutuar ose e mahnitur – Kur e shihni se bebja nuk është e lodhur por po kruan sytë, mund të jetë nga ndonjë gjë që është duke parë.
Gjithashtu, nëse e shihni se bebja kruan sytë dhe qan, e sytë i bëhen të kuq, atëherë me siguri se ka diçka brenda në sy që po i pengon, përcjell Gazeta Shneta.
Si t’i parandaloni bebet të mos kruajnë sytë?
Ju duhet të kujdeseni që t’i ndaloni bebet ta bëjnë këtë beprim, derisa ata janë mjaft të pjekur për të kuptuar se kjo është një gjë negative
- Mundohuni t’i mbuloni duart. Vishni ata me bluza me mëngë të gjatë ose edhe dorëza për t’i mbuluar duart. Ata do t’i mbrojnë për të mos gërvishur fytyrën.
- Mbani duart e fëmijëve larg nga fytyra e tyre, sa herë që shihni se ata po përpiqen t’i vendosin ato tek sytë. Ju mund t’i hutoni edhe duke i luajtur muzikë, në mënyrë që ata të heqin mendjen nga veprimi që duan të bëjnë./GazetaShneta