Burimet informative dhe rezultatet e përmbledhura nga hulumtimet e nivelit shkencor, sugjerojnë se koronavirusi më shumë prek burrat sesa gratë.
Kur infektohen nga koronavirusi i ri, gratë mund të sjellin një përgjigje imune më të fuqishme adaptive sesa burrat, sugjeron një studim i ri shkruan MedicalXpress.
Për krahasim, përgjigjja imune e meshkujve duket se përparon më pak në mënyrë efektive, duke nxitur inflamacionin që është i dëmshëm për trupin përcjell Gazeta Shneta.
Ky studim është i pari që zbulon ndryshimet në seks në mënyrën sesi sistemi imunitar mbron veten kundër virusit SARS-CoV-2.
Poashtu mund të ndihmojë në shpjegimin se përse burrat mund të sëmuren më rëndë, thotë hetuese e Institutit Mjekësor Howarda Hughes Akiko Iwasaki.
“Ekziston një kontrast i madh midis mënyrës sesi gratë reagojnë ndaj virusit që shkakton COVID-19 dhe mënyrës se si meshkujt reagojnë”, thotë Iwasaki, një imunobiologe në Universitetin Yale.
Ekipi zbuloi se pacientët femra kishin më shumë qeliza T që luftojnë virusin, ndërsa burrat kishin nivele më të larta të citokinave që nxisin inflamacionin. /Gazeta Shneta/