Pse disa nëna preferojnë ushqyerjen me gji vetëm nga njëra anë

2020-01-12 në ora 23:24

Ka mënyra të ndryshme për të ushqyer me gji. Shumë nëna ndërrojnë anët dhe ushqejnë bebin në të dy gjinjtë. Por disa nëna (ose disa bebe) zgjedhin të ushqehen me gji vetëm nga njëra anë. Kjo zakonisht nuk është shqetësuese, veçanërisht nëse keni një furnizim të rregullt me qumësht.

Arsyjet e të ushqyerit me gji nga vetëm njëra anë

Ekzistojnë disa situata kur ju mund të dëshironi të ushqeni bebin tuaj vetëm nga njëra anë, ose edhe kur nuk keni zgjedhje tjera shkruan VeryWellFamily.

Këtu janë disa arsyje që dërgojnë tek problematika në fjalë përcjell Gazeta Shneta:

Kolika e bebit: Në disa raste, veçanërisht nëse keni një furnizim të bollshëm të qumështit, ushqyerja me të dy gjinjtë mund të çojë në simptoma të dhimbjeve të barkut.

Ju mund të vini re që fëmija juaj është i mërzitur, i gazuar, fiton shpejt peshë dhe ka lëvizje të zorrëve – feces me ngjyrë të gjelbërt.

Preferenca e gjirit: Disa bebe parapëlqejnë qumështin vetëm në njërën gji dhe plotësisht do të refuzojnë tjetrin.

Dhimbje në njërin gji: Nëse keni thithje shumë të dhimbshme, një infeksion të gjirit, një fshikëz të thithave ose një problem të lëkurës, siç është ekzema ose dermatiti nga njëra anë, mund të jetë shumë e dhimbshme për ushqim të bebit.

Një gji funksionues: Nëse keni pasur trajtime të kancerit të gjirit, një mastektomi ose operacion të gjirit që prek vetëm një gji, ende mund të ushqeni me gji nga ana tjetër e pa ndikuar për sa kohë që mund të prodhojë qumështin e gjirit. /Gazeta Shneta /