Le të themi që keni tre enë me bojë: blu, jeshile dhe të kuqe. Ju keni një penel dhe një copë letre. Ju mund t’i përdorni këto tri ngjyra për të bërë shumë gjëra të ndryshme. Një pemë e gjelbër, një makinë blu, ose një mollë të kuqe. Dhe në qoftë se doni të pikturomo një këmishë të purpurtë, ju mund të përzieni bojën e kuqe dhe blu për të bërë ngjyrë vjollcë.
Pra si i shohim këto ngjyra të ndryshme? Në syrin tonë ne këmi disa qeliza të cilat kapin rrezet e dritës duke prekur secilën ngjyrë. Këto qeliza quhen qeliza konike dhe gjenden në tri gjatësi valore të ndryshme, të gjata, të mesme dhe të shkurta, varësisht nga sasia e dritës që marrin, transmeton GazetaShneta.
Arsyeja pse disa njerëz nuk mund të shohin disa ngjyra është se u mungon njëra nga këto qelisa konike, kur varësisht nga madhësia e qelizës që u mungon nuk shohin atë ngjyrë. Pra, truri i tyre nuk pranon tre mesazhe të ndryshme, siç e bën truri i shumicës së njerëzve, shkruan “The Conversation”.
Të qenit i verbër nda disa ngjyravë është pak a shumë si ajo që do të ndodhte nëse do të hiqnit një nga kazanët e bojës, ashtu që të keni veëm dy tuba. Ju ende mund të bëni disa forma me ngjyra të ndryshme, por jo aq sa kur keni pasur tri tube boje.
Ana negative e të qenit daltonist është ndonjëherë nuk është shumë kënaqësi. Disa fëmijë mund të përqeshin shokët e tyre daltonistë kur ata ngatërrojnë lapsat me ngjyra. Por daltonizmi nuk ka vetëm gjëra negative. Përkundrazi, ata kanë aftësi që të dallojnë format e gjërave që nga një distancë e largët. /GazetaShneta/