Për të arritur deri te shtatzënia, nevojitet që mashkulli të përjetojë orgazëm. Por sa është e rëndësishme orgazma e gruas në këtë rast.
Në trajtimin e sterilitetit është konstatuar se marrëdhëniet seksuale të partnerëve kanë lidhje të ngushtë me shtatzëninë.
Jo dhe aq e sigurt, por besohet se lidhja më e rëndësishme është tek veprimet e organizmit të femrës gjatë përjetimit të orgazmës.
Në kohën kur femra përjeton orgazëm gjatë seksit, muskujt e vaginës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër mund të përfundojnë një numër i madh i spermatozoideve.
Prandaj ky është momenti që ka më së shumti shanse për të mbetur shtatzënë. Nga kjo lirohet edhe hormoni oksitocina, e cila është mjaft e rëndësishme në krijimin e kontraksioneve. /Gazeta Shneta/