Rreth 20 përqind e grave mbesin shtatzënë brenda 18 muajve pas shtatzënisë së tyre të fundit, gjë që nuk rekomandohet nga profesionistët e shëndetësisë.
Ky informacion vjen nga një studim i ri nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Të dhënat u grumbulluan nga një numër i certifikatave të lindjes, të cilat përbënin rreth 83 përqind të lindjeve në vitin 2011, shkruan ParentsMagazine, transmeton Gazeta Shneta.
Në vend të kësaj, ekspertët thonë se kohëzgjatja ideale është që të presin të paktën 18 muaj (dhe jo më shumë se 60 muaj) përpara shtatëzënisë së ardhshme, në mënyrë që trupi i nënës të marrë kohë për t’u shëruar nga stresi fizik i lindjes.
Shanset për të patur një fëmijë të parakohshëm dhe një fëmijë me peshë të ulët rriten kur ka një periudhë më të shkurtër midis shtatëzënive. /Gazeta Shneta/