Nëse e keni gjetur veten duke kërkuar mënyra për të trajtuar një shtatëzani të paplanifikuar, me siguri keni hasur në teknikën e vitaminës C.
Kërkon marrjen e dozave të mëdha të shtesave të vitaminës C për disa ditë me radhë për të shkaktuar një abort shkruan Healthline.
Kjo tingëllon si një zgjidhje e lehtë, pasi kjo vitaminë është e disponueshme lehtësisht në shumicën e dyqaneve ushqimore dhe farmacive.
Për sa i përket ilaçeve shtëpiake të abortit, vitamina C është ndoshta ndër opsionet më të sigurta
Poshtu, nuk ka informacion të besueshëm shkencor që sugjeron që vitamina C ka ndonjë efekt në shtatzëni, implantim ose menstruacion përcjell Gazeta Shneta.
Pretendimet se mund të shkaktojnë një abort, ndoshta ka origjinën nga një artikull i gabuar i revistës ruse nga vitet 1960.
Artikulli dokumentoi disa raste në të cilat vitamina C dërgoi në abort. Por kjo nuk është konfirmuar në ndonjë studim tjetër që atëherë.
Vitamina C është relativisht e padëmshme, madje edhe në doza të mëdha.
Më së shumti, marrja e tepërt e vitaminës C do t’ju lërë me diarre dhe dhimbje stomaku.
Ekziston gjithashtu një debat brenda komunitetit mjekësor se mund të rrisë rrezikun tuaj për gurë në veshka.
Në përgjithësi, kur merrni suplemente me vitaminë C, është ndoshta më mirë të mos kaloni 2,000 miligramë çdo ditë. /Gazeta Shneta /