Fëmijët e thithin gishtin sepse ky veprim ju sjellë rehati dhe qetësi. Thithja e gishtit mund të zgjat deri kur fëmija arrin moshën për të shkuar në shkollë, por nëse nuk e keni ditur, foshnja nis thithjen e gishtit gjatë kohës kur ishte në barkun e nënës.
Thithja e gishtit ndodh tek fëmijët kur janë të lodhur, frikësuar, mërzitur, sëmurë ose kur përpiqen të përshtaten me sfida ditore. Poashtu kjo shprehi vjen edhe si qetësues para gjumit, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shnet.
Por nuk keni nevojë të shqetësoheni shumë për këtë shprehi të fëmijës tuaj. Shoqata Amerikane e Dentistëve sugjeron se shumica e fëmijëve nuk i dëmtojnë dhëmbët ose nofullat gjatë thithjes së gishtit, derisa nuk fillojnë të shfaqen dhëmbët e tyre të përhershëm. (Dhëmbët e përhershëm fillojnë zakonisht në moshën 6 vjeçare.)
Megjithatë fëmijët që thithin gishtin në mënyrë agresive mund të kenë probleme me dhëmbët në të ardhmen. Vini re nëse fëmija juaj e bënë këtë veprim fuqishëm. Nëse kjo ndodhë atëherë duhet të filloni t’ia largoni shprehinë. /Gazeta Shneta/