Sa herë na ka ndodhur që fëmija të vijë në mes të natës në krevatin tonë, apo të qajë për ta marrë mes nesh?
I ashtuquajturi “co-sleeping” ka qenë gjithnjë një objekt debatesh, nëse ndarja e krevatit edhe me fëmijën është diçka e mirë apo e keqe dhe cila është fjala e shkencës në lidhje me këtë?
Ja çfarë thonë shkencëtarët
Të fjeturit bashkë me prindërit është një nevojë fiziologjike për fëmijën, sidomos nëse ai është më i vogël se 5 vjeç. Fëmija lind i pamaturuar mirë në aspekte të ndryshme dhe gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të tij është tepër frikësuar ndaj rreziqeve të ambientit. Në këtë moment lind me të edhe instikti i mbijetesës, i njohur ndryshe edhe si “sistemi i mbrojtjes ndaj sulmeve”, e cila është një fazë që zhvillohet për muaj me radhë, dhe konkretisht:
Fëmija deri në muajin e 6-7 sinjalizon nevojat e tij nëpërmjet të qarës dhe qetësohet nga kontakti fizik, ose nga zëri i prindërve që i ka pranë. Ai në këtë fazë kalon nëpër mendje imazhe të shumta që ka parë gjatë ditës dhe që mban mend, sidomos atë të nënës, duke qënë kështu në gjendje të kuptojë nëse ajo është pranë apo larg.
Fëmija nga muaji i 8-9 vuan nga ankthi i ndarjes nga nëna dhe për këtë arsye ka nevojë ta ketë gjithmonë pranë.
Ja çfarë pohojnë studiuesit
Sipas tyre, në muajin e 9-të rreth 84% e fëmijëve zgjohen të paktën 1 herë gjatë natës deri në moshën 2-3 vjeçare, gjë e cila bëhet edhe më e theksuar në muajin e 18-të, dhe për këtë arsye shumë fëmijë flejnë në krevatin e prindërve përgjatë gjithë natës ose për një pjesë të saj. Ky zakon zhduket rreth moshës 5 vjeçare, dhe në rastet më ekstreme mund të shkojë edhe deri në moshën 10-vjecare, periudhë në të cilën fëmija mund të mësojë të flejë edhe vetë.
Është shumë e rëndësishme që prindërit t’i përgjigjen kërkesave të fëmijës, dhe për këtë arsye nëse ai dëshiron të flejë në krevat me ju mund ta pranoni. Megjithatë mund të shikoni si alternativë edhe bashkimin e krevatit të fëmijës me atë bashkëshortor në mënyrë që të jeni pranë tij, por secili në krevatin e vet.