“Enurea e natës”, termi mjekësor që ka të bëjë me urinimin në shtrat gjatë natës, është një gjë mjaft e zakonshme në mesin e fëmijëve të vegjël sesa mund të mendonit.
Ndërsa shumë fëmijë janë në gjendje të mbajnë urinën e tyre gjatë gjithë natës deri në moshën 5 vjeçare, derisa disa të tjerë që janë në shkollë fillore, një në tetë prej tyre, vazhdojnë të jenë në këtë gjendje, thotë Howard Bennett, autor i “Waking Up Dry”, transmeton Gazeta Shneta.
Për shumicën e fëmijëve, problemi është neurologjik. Truri i fëmijës nuk dërgon sinjale në fshikëzën e urinës për të mbajtur urinën e tij derisa ai është duke fjetur.
Prindërit shpesh nuk pyesin fare pediatrinë e fëmijëve për shkak se nuk duan që t’i vënë në siklet fëmijën e tyre ose ata e konsiderojnë këtë si një “problem që mbahet brenda shtëpisë”. Dhe, për fat të keq, mjekët rrallë pyesin për këtë gjë, thotë Dr Bennett.
Meqenëse urinimi në shtrat është kryesisht problem neurologjik, ndëshkimi ose turpërimi i një fëmije nuk do të ndihmojë dhe në fakt mund të bëjë që procesi i trajtimit të zgjasë më shumë.
Në vend të kësaj, një mënyrë e mirë për të filluar është që t’i shpjegoni fëmijës tuaj atë që po ndodh me trupin e tij, thotë Lawrence Balter, një psikolog i qytetit te New Yorkut.
Përdorni ilaçe me masë. Në raste vërtet ekstreme, mjekët mund të përshkruajnë një anti-diuretik, por është një stabilizim shumë i shkurtër.
Këto barna mbyllin përkohësisht aftësinë e trupit për të krijuar urinë, në mënyrë që ata të mund të parandalojnë fëmijën tuaj nga urinimi në shtrat gjatë kohës që janë në gjumë. Megjithatë, sa më shpejt që fëmija juaj ndalon ilaçet, ai përsëri do të urinojë.
Sigurohuni që fëmija juaj është i gatshëm. Frustrimi juaj nuk është zgjidhje. Fëmija juaj duhet të jetë i motivuar për të ndaluar lagështimin e shtratit.