Infeksionet e traktit urinar (UTI) janë një nga llojet më të zakonshme të infeksioneve dhe gratë janë 30 herë më shumë të prirura ndaj UTI-ve sesa burrat.
Trakti urinar mbaron në njërën nga dy orificeve të mbeturinave të trupit, kështuqë, ka më shumë paktere. Problemi shfaqet kur lloji i gabuar i baktereve hyn në traktin urinar, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë janë infeksionet e traktit urinar?
Një infeksion i traktit urinar ndodh kur bakteret fekale hyjnë në uretër, tubi përmes të cilit urina ekskretohet nga fshikëza. Bakteret seksualisht të transmetueshme gjithashtu mund të hyjnë në uretër dhe të shkaktojnë një infeksion.
Pse gratë janë më të prirura ndaj infeksioneve të traktit urinar sesa burrat?
Uretrat e grave janë të vendoura më afër anuseve të tyre, duke krijuar më shumë mundësi që bakteret të infiltohen. Uretrat e grave janë gjithashtu më të shkurtër se ato të burrave, gjë që e bën më të lehtë për bakteret që të arrijnë në fshikëz. Gjithashtu, luajtjet hormonale të grave gjatë ciklit të tyre menstrual mund të rrisin ndjeshmërinë e tyre ndaj infeksionit.
Cilat janë simptomat e një infeksioni të traktit urinar?
Simptomat e një infeksioni të traktit urinar mund të përfshijnë:
Nevojë e fortë për të urinuar
Djegie gjatë urinimit
Urinim i shpeshtë në sasi të vogla
Urinë me ngjyrë të kuqe, rozë ose kafe
Urina me erë të rëndë
Dhe dhimbje në legen./GazetaShneta/