Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse i porsalinduri juaj ka nevojë për një injeksion me përmbajtje të vitaminës K

Jetë 29/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
vitamina K tek foshnja
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Injeksioni me vitaminë K mund ta mbrojnë të porsalindurin tuaj nga komplikimet kërcënuese për jetën.

Pasi i porsalinduri juaj të ketë ardhë në jetë do t’ju duhet të vendosni nëse do të administroni një injeksion të vitaminës K, shkruan Parents përcjell Gazeta Shneta.

“Dy në çdo 100 foshnja që nuk marrin një injeksion të vitaminës K në lindje mund të kenë gjakderdhje nga mungesa e vitaminës K (e njohur ndryshe si VKDB) dhe një në pesë foshnja me VKDB mund të vdesin,” thotë Dr. Rebekah Diamond, mjeke spitalore pediatrike në qytetin e Nju Jorkut.

Për më tepër, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka raportuar se “të porsalindurit që nuk marrin një injeksion të vitaminës K kanë 81 herë më shumë gjasa të zhvillojnë gjakderdhje të rëndë sesa ata që marrin vaksinën”.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Çfarë është vitamina K?

Vitamina K prodhohet nga bakteret në zorrë dhe është thelbësore për koagulimin dhe ndalimin e gjakderdhjeve serioze.

“Të porsalindurit të shëndetshëm kanë mëlçi që nuk prodhojnë mjaftueshëm vitaminë K”, thotë Dr. Diamond.

Të rriturit mund të marrin vitaminën K që u nevojitet duke ngrënë një dietë të shëndetshme që përfshin perime me gjethe jeshile.

Por të porsalindurit kanë rezerva të ulëta të vitaminës K në lindje, sipas Dr. Diamond dhe kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për një injeksion të vitaminës K menjëherë pas lindjes.

Kur foshnjat përjetojnë nivele të ulëta të vitaminës K, ata janë në rrezik për një gjendje kërcënuese për jetën e quajtur gjakderdhje nga mungesa e vitaminës K (VKDB).

“Kjo mund të çojë në gjakderdhje fatale të paparashikueshme që mund të ndodhë pa paralajmërim ose incidente specifike gjatë muajve të parë të jetës, më së shpeshti në trurin ose zorrët e foshnjës,” thotë Dr. Diamond.

Kur jepet injeksioni i vitaminës K?

Për shkak të pasojave të frikshme të niveleve të ulëta të vitaminës K tek të porsalindurit, injeksioni për të dhënë vitaminë K intramuskulare (IM) zakonisht administrohet menjëherë pas lindjes, thotë Dr. Jaspreet Loyal, profesoreshë e asociuar e pediatrisë dhe shefe e divizionit të mjekësisë spitalore pediatrike në spitalin Yale.

“Koha mund të ndryshojë në varësi të spitalit, por në përgjithësi, jepet në orët e para të jetës.”

A mund të ketë efekte anësore?

Injeksioni i vitaminës K tek të porsalindurit është shumë i sigurt, thotë Dr. Loyal.

“Në 10 vitet e mia si mjeke pediatrike, nuk kam parë kurrë një reagim negativ ndaj injeksionit.”

Efektet anësore janë të njëjta si çdo injeksion tjetër, njofton CDC, dhe ato përfshijnë dhimbje, mavijosje ose ënjtje në vendin e injektimit. Reaksionet alergjike janë jashtëzakonisht të rralla. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakËnjtje gjatë shtatzënisë, çfarë është normale dhe çfarë jo
Artikulli i rradhës Krizë për furnizim me barna, Oda e Farmacistëve kërkon ndryshimin e UA-së

Ju sugjerojmë

Çfarë rekomandohet të konsumoni për të menaxhuar hipertensionin?

29/01/2023 Jetë

Dy arsyje për të kuptuar më shumë rëndësinë e vitaminës D

29/01/2023 Jetë

Arsyjet që ndikojnë në uljen e niveleve të estrogjenit

28/01/2023 Jetë

Si të reagoj kur fëmija im fillon shenjat e para të alergjisë në ushqim?

28/01/2023 Këshilla për shtatzëna

Parashikimi i motit për fundjavë

27/01/2023 Jetë

Preeklampsia tek nënat lidhet me rrezik katërfish më të lartë të sulmit në zemër pas lindjes së fëmijës

26/01/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.