Pra, jeni duke u përgaditur për një fëmijë. Ju jeni duke u përgatitur për atë që do të jetë një nga momentet më të shënuara të jetës suaj edhe pse kjo pothuajse nuk është asgjë në krahasim me aktivitetin fizik të një loje futbolli, ka disa ngjashmëri të caktuara.
1.Duhet të jeni të përgatitur.
Të luash një lojë futbolli kërkon shumë praktikë dhe përgatitje. Gjithashtu edhe nëna duhet të jetë e përgatitur për të shënuar ditën e madhe, transmeton Gazeta Shneta.
2. Ju e shikoni ngjarjen me ngazëllim dhe tmerr në të njëjtën kohë.
Ashtu sikur ekipi juaj i preferuar përgatitet për një lojë për kualifikime, ju e dini se diçka e madhe do të ndodhë. Natyrisht, të kesh një fëmijë është diçka më e rëndësishme se sa skuadra jote që fiton një ndeshje të tillë, por parashikimi është aq i vështirë sa të humbësh një lojë.
3. Lindja kryhet bashkë me ekipin
Në të vërtetë, e gjithë vëmendja është tek ju që ta kryeni të gjithë punën deri në fund, por kur ju keni një fëmijë, ju keni një skuadër të mbledhur rreth jush për t’ju ndihmuar që ta prisni të vogëlin tuaj në anën tjetër.
4.Hapësira do të jetë e mbushur me spektatorë
Natyrisht, të kesh një fëmijë do të thotë që njerëzit do t’ju përkrahin juve gjatë gjithë kohës për një nga momentet më intensive fizike të jetës tënde (dhe ata gjithashtu do ta përkrahin të vogëlin tënd), do të japin zemër – do të jetë shumë më e këndshëme se sa një lojë futbolli, dhe në vend që të merrni një fitore, do të sillni në jetë një fëmijë të bukur.
5.Do të ketë mospajtime
Ju nuk mund të shikoni një lojë futbolli pa vërejtur se ka mjaft zhurmë që vijnë pikërisht nga vetë lojtarët. Nëse do të bërtisni apo pëshpërisni në heshtje, ka të ngjarë të bësh disa zhurma gjatë punës.
6.Koha mund të jetë një faktor shumë me rëndësi. Loja në NFL ka një minutazh të kufizuar, dhe disa nëna mund të kenë afate kohore të imponuara gjatë lindjes.Dhe sigurisht, mund të ketë një person në një qoshe, duke matur kontraktimet tuaja me një kronometër.
7.Do t’i bësh njerëzit të qajnë.
Ndoshta ju jo, por unë jam një tifoz i madh. Më duket e vështirë, sidomos kur derdha lot në gjërat e mija sportive (kjo ndodh shpesh dhe familja ime mendon se jam një fanatik i madh.) Por kjo nuk është asgjë në krahasim me fuqinë e lindjes, duke bërë një dhomë të tërë të mbushur me njerëz të bërtasin me gëzim ose të shpërthejnë në lot.
Ju keni fuqinë, nënë. Ju mund ta bëni këtë. /Gazeta Shneta/