Ndjeheni keq që festat tuaja vjetore me fëmijët përfshijnë një udhëtim makinash deri në bregdet – i njëjti çdo vit?
Epo, nuk duhet. Sipas një eksperti, ju po bëni pikërisht gjënë e duhur.
Psikologu britanik Dr. Oliver James thotë se fëmijët e vegjël nuk duan aventura kur bëhet fjalë për pushime. Në fakt, ai mendon se e kundërta është e vërtetë.
Ai pretendon se fëmijët duan të shkojnë në të njëjtin vend, vit pas viti.
“Midis moshës pesë dhe dhjetë vjeç ata mund të bëhen shumë të lidhur në një vend, ku ata mund të jenë të sigurt për atë që dojnë dhe çfarë nuk duan të bëjnë”, thotë ai për The Telegraph.
Dr. James nuk beson se fëmijët e vegjël do të vlerësonin gjërat shumë komplekse. Ai thotë se fëmijët gjejnë kënaqësi në gjëra shumë të thjeshta, deri në vitet e adoleshencës.
Ai po i çon fëmijët e vet në të njëjtin vend bregdetar çdo vit – me përjashtim të një viti, kur ai i çoi në Francë dhe ata nuk e çmuan atë.
“Ata janë tani 12 dhe 15 vjeç dhe ne vazhdojmë t’i kalojmë pushimet në të njëjtin vend çdo verë.” thotë ai.
Sipas Dr. James, vendi ideal i pushimeve është diku me temperatura të ngrohta pranë një plazhi “me valë të qeta dhe akullore afër.”