Mirë që lindi dhe u rrit, por kur të nisë puna ku do ta lë vajzën apo djalin? A është kjo zgjidhja më e mirë që do ta mësoni nga Rudina? Vlerësojeni vet
Kjo është dilema e shumë nënave të reja në ditët tona. Një pjesë që zgjedhin ta lënë të voglin e tyre te gjyshja, e kanë në duar të sigurta, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Kushtet dhe rrethanat nuk janë gjithmonë të favorshme. Dikush me një të afërm, një tjetër në çerdhe, ndërsa një pjesë e mirë preferojnë ta lënë në një dado.
Historitë dhe legjendat urbane për këto të fundit, në fakt, nuk janë shumë në favor të tyre, por kur s’ka zgjidhje tjetër, edhe dadoja është i fundit shpëtim.
Por nuk paska qenë kështu për Rudina Magjistarin. Shumë pak kohë pas lindjes së Mias, moderatorja e njohur e Tv Klan iu rikthye punës, por asnjëherë nuk kishte menduar që të voglën e saj ta linte me një dado. Kështu tregoi vetë Rudina pas një bisede në studio me Jona Spahiun, e cila është bërë nënë vetëm 5 muaj më parë.
Tani që Jona do t’i rikthehet punës dhe biznesit të ri që sapo ka nisur, akoma nuk e ka zgjidhur dilemën ‘me apo pa dado’. Raiden, djali i saj i vogël, deri tani ka shoqëruar mamin në çdo lëvizje, por sapo puna të nisë me intensitet, Jona akoma nuk e di si do ta zgjidhë ‘sigurinë’ e tij.
“Kjo paska qenë një punë shumë e vështirë. Në fakt, në punët e fundit, ai ka qenë shumë i pranishëm, sepse unë dua që ai të jetë një fëmijë social, një fëmijë që të mësohet me njerëz, t’u japë dashuri njerëzve, të marrë nga reagimet e tyre dhe të formësohet në këtë lloj mënyre. Nuk dua që të mos jetë i pranishëm në asnjë lloj mënyre në jetën tonë, kështu që ende nuk e kam zgjidhur këtë punën e dados. Më duket gjëja e fundit, sepse kam dëgjuar histori dhe legjenda urbane të frikshme dhe tani që po e përjetoj vetë mëmësinë, i besoj kaq shumë nënat që e kanë të vështirë përzgjedhjen e një dadoje”
Si për t’ia përforcuar “Jo”-në e dados, Rudina tha se ajo ka vendosur që kohën për kujdesin e Mias ta ndajë me bashkëshortin:
“Unë nuk kam pasur kurrë një dado. Kam pasur një zonjë që më ndihmon në shtëpi dhe herë pas here, patjetër që më ndihmonte kur unë kisha nevojë të shkëputesha për dy orë për të shkuar diku ose për të dalë një shëtitje aty pranë, por kam zgjedhur JO dado – unë edhe bashkëshorti im. Kemi zgjedhur që të jemi gjithmonë prezentë dhe ta marrim gjithmonë me vete, sa herë që kishim punë, me vete” – tha moderatorja duke shtuar se as ajo nuk kishte besim te një dado për të bijën:
“Edhe unë njësoj, kështu që kjo ishte zgjidhja më e mirë që fëmija im të ishte sociale, të mësohej me njerëzit dhe të ambientohej me realitetin pak a shumë, të mësohej me jetën që e vogël.”/RevistaClass/