Pse nuk duhet ta lini kurrë qumështin tek dera e frigoriferit

2017-05-22 në ora 08:31

Të zgjedhurit me kujdes të ushqimeve që ne konsumojmë, nuk është e mjaftueshme. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por edhe vendosja e tyre në frigorifer ka një rëndësi të madhe.

Shumica prej nesh qumështin zakonisht e vendosim në derën e frigoriferit. Do mendoni se ku qëndron problemi? Vendosja e qumështit në derën e frigoriferit, mund’ju kushtojë shumë.

Të paktën kështu sugjeron “Good Housekeeping”, e cila shkruan se mosorganizimi i mirë i ushqimeve në frigorifer, mund të na helmojë. Konkretisht, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, prandaj mundësia që qumështi të prishet është më e madhe.

Kështu, sugjerohet që qumështi të mbahet në pjesën e poshtme, ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta. /albeu.com/