Pse nuk duhet të konsumojmë asgjë para marrjes së analizave të gjakut?

2021-04-22 në ora 14:49

Në shumicën e analizave laboratorike është e udhës që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri në dymbëdhjetë orë para se të japë gjak. Konsumimi i ushqimit në periudhën para marrjes së gjakut çon në rritje të përqëndrimit të glukozës, kolesterolit, lipideve, proteinave, hekurit dhe metaboliteve të tjera.

Pacientëve u rekomandohet që një ditë para marrjes së analizave të mos hanë produkte nga qumështi, vezë, ushqime të fërguara, mish apo bukë të bardhë.

Ata duhet të hanë ushqim të lehtë, si, perime të ziera por vetëm duke mos e tepruar sasinë.

Vakti i fundit të mos jetë në sasi të mëdha dhe të mos jetë më vonë se ora 18:00.

HomeLab Plus, Laboratori ku ju ndani brengën për shëndetin tuaj!

🔸 Rr. Vushtrria, 4/A Përballë QMF-1, Prishtinë (Tophane)

☎️ +383 49 355 399 (Viber/WhatsApp)

📨 [email protected]

Artikull i sponsorizuar