Qysh nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, një pyetje ngacmuese ka munduar përherë mjekët, studiuesit dhe publikun e gjerë: A mund të merrni COVID-19 për së dyti herë?
Ka qenë e paqartë për shumë muaj, por tani, përgjigja duket se është po. Më 24 gusht, studiuesit e Universitetit të Hong Kongut lëshuan një deklaratë se ata kishin konfirmuar rastin e parë të ri-infektimit me Covid-19 përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa ka pasur raste të supozuara të ri-infektimit më parë, rasti në Hong Kong konsiderohet si rasti i parë i konfirmuar sepse studiuesit zbuluan se pacienti, një burrë 33-vjeçar, ishte infektuar me virusin korona të mutacionit të fundit, që dallonte fillimisht nga infeksioni i parë raporton The New York Times.
“Rezultatet tona vërtetojnë se infeksioni i tij i dytë është i shkaktuar nga një virus i ri që ai fitoi kohët e fundit” tha mikrobiologu klinik Dr. Kelvin Kai-Wang To, burimit të lartpërmendur.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Sigurisht, ky lajm mund të duket zhgënjyes – veçanërisht për ata që mbajnë shpresë për mbrojtje afatgjate nga koronavirusi.
Por në Twitter, drejtori i Harvard Global Health Institute Dr. Ashish Jha, e quajti konfirmimin e ri-infektimit të koronavirusit “interesant, por jo alarmues”.
Së pari, vuri në dukje se ri-infektimi ende “duket të jetë i rrallë”, megjithëse ai e pranoi se nuk është diçka që studiuesit e kanë studiuar gjerësisht.
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, pacienti ishte asimptomatik kur u zbulua ri-infektimi. Siç vuri në dukje deklarata nga studiuesit e Universitetit të Hong Kongut, burri ishte “me sa duket i shëndetshëm”.
Për New York Times, pacienti kishte thënë se ka pasur vetëm simptoma të lehta të koronavirusit herën e parë që u sëmurë, dhe asnjë simptomë herën e dytë.
Ka pasur disa hulumtime që tregojnë se pacientët që janë asimptomatikë kanë më shumë të ngjarë të marrin përsëri Covidin dhe kjo mund të vlejë edhe për pacientët me simptoma të lehta gjithashtu.
Duket se ekziston një korrelacion midis ashpërsisë së simptomave të Covidit të një pacienti dhe nivelit të tyre të antitrupave:
Një studim i qershorit i botuar në Nature Medicine zbuloi se pacientët asimptomatik prodhuan më pak antitrupa, të cilët mund t’i bënin ata më të rrezikshëm për t’u infektuar përsëri me koronavirus. /Gazeta Shneta/