Pse nuk duhet të vendosni lodra dhe jastakë në shtratin e bebes tuaj

2018-08-16 në ora 12:47

Ju nuk duhet të vendosni mbulesë, lodër të butë ose jastak në vendin ku fle bebja.

Ata duhet të flenë në dyshek të rrafshtë, të pstër e të butë, pa i shtuar gjësende në të apo edhe në shtratin ku flejnë bebet.

Ju mund të përdorni mbulesat dhe jastakë për bebe pasi ata të bëhen një vjeç e gjysmë ose dy. Ju mund t’i jepni edhe lodra gjatë kësaj peruidhe, edhepse do të ishte më mirë ta shtyni pak më gjatë, përcjell Gazeta Shneta.

Cilat janë rreziqet e vendosjes së lodrave, mbulesave dhe jastakëve në shtratin ku flejnë bebet?

Së pari, këta mund të shkaktojnë ngulfatje tek bebet. Sipas disa hulumtimeve, jastakët kanë qenë shkaktarë të mbi 700 vdekjeve të foshnjave mes viteve 1992 dhe 2010.

Kështu që, është më së miri të prisni deri sa bebja juaj të bëhet 2 vjeçe, çasi bebet më të mëdha kanë mjaftueshëm fuçi për t’i larguar gjërat nga vetja, kur i pengojnë dhe kështu eliminojnë ngulfatjen.

Çfarë nëse fëmija ka të ftohtë dhe duhet të mbulohet?

Ekspertët thonë që nëse jeni të shqetësuar se fëmija mund të ftohet në një natë të ftohtë të dimrit, atëherë visheni atë në mënyrë të përshtatshme me rroba të ngrohta. Vendosni një ngrohës në dhomë, larg nga krevati, për të sjellë temperaturën në një nivel të rehatshëm.

Pa marrë parasysh se çfarë sezoni, fëmija juaj nuk duhet të fle me një batanije ose ndonjë lodër mashktruese deri në moshën dyvjeçare./GazetaShneta