Pse nuk duhet t’i jepni djathë fëmijës nën moshën 1 vjeçare

2018-11-12 në ora 13:55

Nënat mendojnë se pak djathë në ushqim u bën mirë fëmijëve të tyre.

Por në fakt është e kundërta, pasi deri sa fëmija të mbushë 1 vjeç është mirë që të mos i jepet, sepse përqindja e lartë e proteinave, bën që të rritet mundësia që fëmija e tyre të bëhet obez.

Ky fakt është konkluduar nga mjekët pediatër italianë të mbledhur në Milano, të cilët së bashku me shoqatën e pediatërve dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë firmosur dhe publikuar dhjetë rekomandime për të marrë masa në ushqyerjen e fëmijëve.

E gjitha kjo ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve mbipeshë dhe obezë, mes moshës 5 dhe 17 vjeç.