Nënat shtatzëne duhet t’i kushtojnë rëndësi listës së ushqimeve që janë të sigurta dhe të pasigurta për t’u ngrënë gjatë kësaj periudhe.
Picat janë të sigurta për t’u ngrënë, për aq kohë sa janë të gatuara tërësisht dhe në temperaturë të lartë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, jo të gjitha preferohen pasi disa lloje të djathërave për pica, nuk i bëjnë mirë shëndetit të nënës.
Picat e gatuara me djathëra me myk, sikurse djathi danez, apo ato të butat si ‘camembert’, nuk janë të sigurta për t’u ngrënë.
Kjo për arsye se këto lloje të djathit përmbajnë më shumë baktere si listeria, sesa të tjerat.
Nëse prekeni nga listeria, atëherë do të keni simptome sikurse të gripit. Madje në disa raste ato shfaqen disa javë pas ngrënies dhe si rezultat nuk do të jeni në gjendje ta dini se nga çfarë vuani.
Ndonëse kjo sëmundje mund të jetë shumë e lehtë për ju, njëjtë nuk do të jetë edhe për foshnjën tuaj.
Sidoqoftë, nëse aq shumë ju hahet një pica, atëherë duhet ta gatuani në temperaturë të lartë në mënyrë që të vriten bakteret. Por nuk duhet të prisni të ftohet për ta ngrënë, pasi bakteret do të zgjohen sërish pas ftohjes. /Gazeta Shneta/