Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se 70-85% e grave dhe vajzave paragjykojnë për mbajtjen e foshnjave, apo kukulla, në anën e majtë të trupit të tyre.
Ky paragjykim jo vetëm që shfaqet në amësi, por edhe në fëmijëri, transmeton Gazeta Shneta.
Në mënyrë interesante, këto paragjykime nuk përkojnë me meshkujt. Ndërsa baballarët priren të mbajnë foshnjën e tyre në krah të majtë, meshkujt e tjerë kanë më shumë gjasa që të mos paragjykojnë fare për këtë gjë.
Për vite me radhë, janë krijuar teori në një përpjekje për të shpjeguar këtë preferencë. Por studimet e kohëve të fundit po tregojnë se e vërteta përkon më shumë me pjesën cerebrale.
Kur foshnja mbahet në krahun e majtë, pjesa e djathtë e trurit të nënës aktivizohet. Ky aktivizim fizik i anës së djathtë të trurit ndihmon nënën që të lidhet me fëmijën e saj.
Kështu funksionon në terma laik:
*Prekja fizike në anën e majtë të trupit përputhet me një përgjigje në anën e djathtë të trurit.
*Ky raport mes një ane të trupit dhe anës së kundërt të trurit quhet lateralizim.
*Ndër të tjera, ana e djathtë e trurit është pala përgjegjëse për gjuhën dhe interpretimin e sinjaleve emocionale.
Studiuesit po besojnë se ky zbulim do të mundësojë lidhje më të shpejtë në mes foshnjës dhe nënës./Gazeta Shneta/