Pse teshtitë sa herë jam afër kafshës time shtëpiake?

2017-04-05 në ora 08:59

Kjo është një reagim i komplikuar

Të gjithë qentë kanë alergjen në trupin e tyre, në pështymën e tyre dhe në urinën ë tyre. Pa marrë parasysh se sa të shkurtë I kanë flokët ose çfarë race janë, asnjë qen nuk është ‘hipoalergjenik’, transmeton Gazeta Shneta.

Disa alergjen shpeshherë ngjitën në qimet e kafshës suaj shtëpiake. Më pas ato qime bien dhe kanë kontakt me trupin tuaj, rrobat tuaja apo mobilet tuaja. Njejtë si kafshët me qime të gjata si ato me qime të shkurtra i kanë këto algergjene.

Është me rëndësi ta dimë se veçoritë individuale të qenit luajnë rol më të rëndësishëm se raca e tij, kur vie puna te alergjenët. Për shembull raca “Canines” që ka zbokth lëshon më shumë alergjenë. Në anën tjetër, raca si “Cocker Spaniels”, “Springer Spaniels”, “Labrador”, “Golden Retriever” etj. kanë shanca më të mëdha ta kenë të trashëguar problemin me zbokth.

Copëzat e pluhurit e dashurojnë trupin me qime të qenve

Nëse jeni duke u teshtitur, mund të mos jetë arsyeja tek qëni. Copëzat e pluhurit, një alergjen I shpeshtë tëk njerëzit, rritet dhe zhvillohet aty kur kafsha juaj me katër këmbë e shpenzon shumicën e kohës së tij. Është një ide e mirë që ta largoni shtratin e qenit kohë pas kohë cdo vit, posaqërisht nëse shtëpia juaj nuk ka ventilim, apo në raste kur shtrati i qenit tuaj është në bodrum.

Macat janë më pak hipoalergjenike

Saliva apo ndryshe e njohur si pështyma e kafshëve ka shumë alergjen. Tek qentë besohet se problem kryesor nuk është tek qimet e tyre. Disa lloje të racave të macave si ajo Siberiane apo Ruse e kaltër besohet të jenë më pak alergjenike. Por nënkuptohet se cdo mace mund ta përcjellë ndonjë alergji nëse vec jeni i prirur ndaj tyre. / Gazeta Shneta /