Disa ditë pasi u emërua në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi u angazhua si ligjërues edhe në një kolegj privat.
Krasniqi e ka pranuar se është angazhuar si ligjërues në njërin nga kolegjet private në Kosovë pasi e ka marr drejtimin e SHSKUK-së, por thotë se për këtë ka pasur oferta edhe më herët.
“Kam pas oferta edhe ma herët. Unë që disa vite jam edhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë”, ka thënë Krasniqi në emisionin Shneta në T7.
Ai ka deklaruar se tani po punon edhe në temën e doktoraturës dhe sipas tij, ligjërimi në këtë kolegj do t’i ndihmojë në marrjen e titullit.