Kollitja, ethet, lodhja, vështirësia në frymëmarrje janë disa nga simptomat e shprehura të Covid-19 tek njerëzit.
Mirëpo, ekspertët kanë ngritur shqetësimet e tyre se koronavirusi ka ndikuar në shëndetin mendor shkruan VeryWellMind, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ekspertët shëndetësorë paralajmëruan se episoda të psikozës janë shprehur te pacientët me Covid-19.
Më 28 dhjetor 2020, The New York Times raportoi një numër të rasteve kur pacientët përjetuan episode psikotike brenda disa javësh pas infektimit me Covid-19.Rastet kishin të bënin kryesisht me paranoja dhe halucinacione.
Si rrjedhojë e këtyre efekteve, në qershor të vitit 2020, Lancet Psychiatry botoi një studim mbi ndërlikimet neurologjike dhe psikiatrike të 153 personave të hospitalizuar në Britani të Madhe.
Studiuesit zbuluan se 39 persona kishin pësuar ndryshime në shëndetin mendor, kurse 10 prej tyre ishin në zhvillim të psikozës.
Është e rëndësishme të theksohet se rreziku nga psikoza pas infektimit me Covid-19 është alarmuese, por studimet paraprake kanë treguar se janë raste të rralla.
Deri më tani, asnjë studim nuk ka bërë të ditur marrëdhënien mes Covid-19 dhe psikozës, duke e bërë të vështirë faktin se çfarë konkretisht e shkakton këtë gjendje.
Në mënyrë hipotetike, ekspertët përshkruajnë se mund të jetë rezultat i inflamacionit të shtuar në lidhje me virusin.
“Në rastin e covid, ekspertët besojnë se mund të lidhet me reagimin e rëndë inflamator dhe ndryshimet vaskulare.Neurotoksinat e lëshuara gjatë kësaj përgjigje inflamatore mund të kontribuojnë gjithashtu”, tha Dr.Sheneen Lalani./GazetaShneta./