Publikohet raporti gjashtëmujor i SHSKUK-së

2018-08-03 në ora 19:49

Është paraqitur raporti gjashtëmujor për vitin 2018 nga drejtori i përgjithshëm i shërbimit spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Me këtë rast është njoftuar për riorganizimin e brendshëm me strukturë të re organizative në SHSKUK, që është planifikim i mirëfilltë të kërkesave për pajisje mjekësore për të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së.

Sipas Sejdiut, pajisjet e para vetëm se kanë ardhur, derisa në procedurë janë edhe pajisje të tjera që do të mundësojnë punë më kualitative në klinikat e QKU.

Ai gjithashtu tregon për përmisimin e shërbimeve kualitative, gjithashtu përmend edhe funksionalizimin 24 orësh, pastaj në shërbimin e kardiokirurgjisë dhe me Kardiologji Invazive.

“Duke prezantuar statistikat e punës, ai njoftoi anëtarët e Bordit Drejtues se në periudhën, janar-qershor 2018, u ofruan 3.6 milion shërbime, 444 mijë ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Poashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulantore. Në këtë periudhë kohore janë ofruar 1.4 milion shërbime (parametra) laboratorike janë për 247 mijë pacientë. Sipas raportit, në këtë periudhë kishte 10886 lindje, 61893 shërbime të dializës”, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Më tej gjithashtu thuhet  se shërbimi i kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive gjatë kësaj periudhe ka kryer gjithsejt 647 stentime, pastaj 1159 Koronarografi si dhe 104 operacione kardiokirurgjike./Koha.net/