I publikojnë lajmin se ka humbur fëmijën në javën e fundit të shtatzënise, shqetësohet bashkëshortja e aktorit turk

2018-08-02 në ora 06:42

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por së fundmi në mediat turke ka qarkulluar lajmi se Sinem ka humbur fëmijën pak javë para se ta sillte në jetë.

Ky lajm ka pushtuar mediat turke dhe ka shqetësuar shumë fansat dhe familjarët e çiftit.

Ky lajm i pavërtetë ka prishur qetësinë e Sinem, e cila ka reaguar e revoltuar me një shkrim në Instastory: “Lajmet e publikuara sot rreth meje janë tërësisht produkt i imagjinatës. Lajme të tilla, mbi çështje kaq private dhe të ndjeshme, prodhuar nga tryeza mediash vetëm për të tërhequr vëmendje, i konsideroj të pandjeshme dhe të pamëshirshme”, -ka shkruar ajo.

Mund të rrini të qetë, shtatzënia e Sinem po ecën shumë mirë dhe së shpejti çifti i famshëm do të bëhen prindër të një djali.