Një aksion humanitar u realizua këtë të shtunë në Skoci, me këshilla të ndryshme nga ekspertët. Ndërsa një nënë që merrë pjesë gjatë viteve në këtë nismë shprehet e lumtur që djali i saj 21 muajsh argëtohet me fëmijët e tjerë.
“Rri, luaj dhe mëso” është shprehja që përdorin infermieret e këtij organizimi.
Në këtë organizim ofrohen ushqime, libra dhe lodra të ndryshme.
“Qëllimi ynë është t’u japim atyre ide të ndryshme që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre në shtëpi, siç është seanca e sotme për të bërë një pallatë me biskota”.
“Është e mahnitshme se sa prindër nuk i njohin këto aktivitete të thjeshta dhe se mësimi vazhdon”, thotë njëra prej praktikantëve të hershme Pauline Scott.
“Ne e dimë se ajo që ndodh në vitet e hershme, që nga lindja mund të jetë një indikator shumë i fortë për atë që mund të ndodh shumë më vonë”, thotë Jean Carwood-Edwards, shefi ekzekutiv i këtij aktiviteti. /Gazeta Shneta/