Njerëzit në publik kanë më shumë të ngjarë të marrin koronavirusin sesa punëtorët e vijës së parë në Nju Jork, tregojnë të dhënat e shtetit.
Punëtorët e vijës së parë kishin shumë më pak të ngjarë të infektoheshin nga koronavirusi sesa personat të cilët punon punë të tjera apo thjeshtë ishin në qytet, transmeton Gazeta Shneta.
Duke folur në konferencën e tij të përditshme për shtyp të mërkurën, Cuomo tha se personeli i tranzitit, punonjësit shëndetësor, policia, zjarrfikësit dhe përgjegjësit e urgjencës të gjithë janë më shumë të mbrojtur sesa pjesa tjetër e popullsisë.
“Punëtorët e vijës së parë po testojnë me ritme më të ulëta se popullata e përgjithshme”, tha ai.
“Kjo do të thotë se puna me maska, puna me doreza dhe dezinfektimi i hapësirave ka ndikuar që punëtorët e kujdesit shëndetësor të jenë më të mbrojtur”, shtoi ai.
Pak më shumë se tre përqind e policëve dhe 7.5 përqind e stafit të DOC në burgje kishin antitrupa kundrest 12.3 përqind të popullsisë.
Lajmi vjen në të njejtën ditë kur ekspertët paralajmëronin prindërit për gjendjen e ngjashme me Kawasaki të lidhur me Covid-19 që është përhapur në 15 shtete dhe vrau tre fëmijë. /GazetaShneta/