Një punëtor 27-vjeçar ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar në një objekt në Prishtinë.
Punëtori nga Lipjani është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK ku po trajtohet nga mjekët.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda klinikës se punëtori ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Aktualisht është duke u bërë ekzaminimi i tij dhe për detaje të tjera do të raportojmë në vijim. /Gazeta Shneta/