Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë vazhdimisht duke apeluar drejt rritjes së testimeve të Covidit tek popullata e gjerë.
Edhe pse mund të jetë më e vështirë të testoheni në pjesë të caktuara të vendit, agjensia tani po rekomandon që tek një grup më specifik të kryejnë testime të rregullta.
Pas rezultateve të një studimi të kohëve të fundit, CDC po këshillon që kushdo që jeton ose punon në një institucion si është qendra e kujdesit për të moshuarit duhet të i nënshtrohet një testi javore përherë të COVID-19.
Në fakt, sipas një raporti të ri nga The New York Times, 43 përqind e vdekjeve në Sh.B.A janë raste që lidhën me shtëpitë e pleqve dhe institucionet e kujdesit afatgjatë përcjell Gazeta Shneta.
Hulumtimi i ri i CDC, i botuar me 1 korrik, bën thirrje për punonjësit e shtëpive të pleqve dhe banorëve që t’i nënshtrohen testeve të rregullta COVID-19 të paktën një herë në javë.
Raporti thekson se: “CDC rekomandon testime të përsëritura (p.sh., çdo 3-5 ditë) të të gjithë banorëve dhe personelit të kujdesit shëndetësor që më parë kishin rezultate negative të testit derisa testimi të identifikojë – zero raste me COVID-19 në mesin e banorëve ose personelit të kujdesit shëndetësor”.
CDC shpreson që një frekuencë më e lartë e testimit do të ndihmojë në gjetjen dhe izolimin e çdo rasti të mundshëm përpara se ato të bëhen në një shpërthim brenda ambienteve me rrezik të lartë. /Gazeta Shneta/