Shkalla e lartë e depresionit dhe ankthit është parë te punonjësit shëndetësor përgjatë periudhës së pandemisë.
Studiuesit zbuluan se më shumë se 21% e punonjësve kanë përjetuar simptoma të depresionit krahasuar me normat e vlerësuara prej 4.4% në popullatën e përgjithshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Poashtu, studiuesit zbuluan se 22% e punonjësve përjetuan ankth dhe 21,5% kishin çrregullim të stresit pas-traumatik (PTSD).
Studiuesit Yufei Li, Nathaniel Scherer dhe shumë të tjerë analizuan studimet ekzistuese mbi depresionin, ankthin dhe PTSD tek punonjësit shëndetësor përgjatë periudhës dhjetor 2019 deri në gusht 2020.
Në total, 65 studime që përfshijnë 21 vende dhe gati 100,000 punonjës të kujdesit shëndetësor u përfshinë në analizë.
“Gjetjet tona paraqiten në lidhje me perspektivën e punonjësve shëndetësor”, thanë studiuesit.
“Frika për sigurinë personale, ngarkesa e madhe e punës e veçanërisht e stafit që trajtojnë pacientët e infektuar, mund të ketë kontribuar në lodhje dhe stres”, thanë studiuesit./GazetaShneta/