Si prind ju mund të ndiheni shpeshherë keq kur dikush nuk ju dëgjon këshillat, për mbrojtjen e shëndetit të foshnjës suaj.
Apo kur takoni dikënd në park, dhe gjen më tej dikënd që është me kollë dhe puth foshnjën tuaj që gëzon shëndet të plotë.
Nëse keni fëmijë të sëmurë qëndroni në shtëpi, mos i dërgoni ata në kopsht po ashtu mos i puthni dhe përqafoni në këtë gjendje.
Por, një nënë në Britaninë e Madhe e puthi beben e saj në buzë dhe bëri që ajo të qëndronte disa javë në spital për shkak të infeksionit.
Mos lejoni askënd që ta puthë beben tuaj, sidomos nëse nuk e njihni apo ka shenja të sëmundjes.
Nuk ka asnjë justifikim për këtë, shkruan Daily Telegraph, transmeton Gazeta Shneta.
Për shkak se fëmijët deri në gjashtë javë nuk kanë të imunizuar me anti trupa, që e mbrojnë shëndetin e bebes.
Prandaj, kujdesi për të porsalindurin duhet të jetë në një nivel të madh, qëndroni të sjellshëm me çdokënd, por bebja juaj mund të jetë në rrezik nëse puthet nga shumë njerëz./Gazeta Shneta/