Emërimi i një fëmije është një nga kënaqësitë e para të shtatzënisë. Kur bëhet fjala për caktimin e emërtimit të një foshnjeje, ka shumë gjëra për të marrë në konsideratë.
Gjetja e ekuilibrit të drejtë midis unicitetit, ndjenjës dhe mënyrës se si emri tingëllon është një proces delikat.
Ndërsa disa njerëz do të donin të hedhin mënjanë emrat e shkurtë krejtësisht sepse ato duken të panevojshme, eksperienca e një nëne e thotë të kundërtën, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo e ka mbështetur këtë teori të sajën me argumentin se emri i mesëm, apo shkurtimi i emrit duhet të qëndrojë për shkak se mund të jetë një përkdhelje psikologjike.
Më tutje, ajo ka argumentuar se shkurtimi i emrave ka ndodhur tradicionalisht, duke bërë thirrje nënave t’i përshtaten trendit.
“Çdokush do të dëshironte t’i vendosej një emër i shkurtë. Personat që më thërrasin me emër të mesëm, kanë një vend të veçantë në zemrën time”, theksoi ndër të tjera nëna./Gazeta Shneta/